Era Istrefi është ndër të pakta këngëtare shqiptare që ka arritur të njoh suksesin dhe jashtë vendit.

Falë super hitit ‘BonBon’ ajo siguroi kontratën me SonyMusic ku më pas realizuoi një sërë projektesh të ndryshme në tregun muzikor amerikan dhe tashmë nuk din të ndalet.

Gjithashtu këngëtarja është shumë e lakuar në mediat rozë dhe lookun e saj të cilën e ndërron herë pas here.

Nga një vajzë me flokët “rasta”, e më pas bionde, ngjyrën e flokëve e ka pasur edhe rozë njëkohë dhe më pas u shndërrua në zeshkane.

Tani Era sërisht e ka ndryshuar pamjen e saj, duke ardhur me një tjetër stil e ngjyrë flokësh.

Me anë të një postimi në instastori, ndryshimi në imazhin e Erës është i dukshëm.

Këngëtarja ka prerje të re ndërsa flokët kësaj here i ka bërë me hijezime ngjyrë karamele.

Image