Një mësuese e një shkolle fillore në Kentucky është shkarkuar nga puna e saj pas një keqtrajtimi që i bëri një nxënësi 9 vjeçar, i cili poashtu nuk gëzon shëndet të mirë.

Janë xhirimet e kameras ato që zbulojnë se si kjo mësuese e tërheqë zvarrë këtë nxënës nëpër korridorin e shkollës, transmeton Indeksonline.Mësuesja Trina Abrams u lirua nga detyra e saj pas vendimit të drejtuesve të shkollës, një ditë pasi që prindërit e nxënësit Angel Nelson publikuar pamjet në rrjetin social Facebook.

Nelson tha se djali i saj  ka komunikim të kufiuar pasi është diagnostikuar me autizëm, PTSD,ankth dhe presion.

Pamjet në fjalë kanë nxitur reagime të shumta të prindërve.

E ëma e 9 vjeçarit akuzoi mësuesen për sjellje të dhunshme, derisa tregoi se po e njëjta i ka shkaktuar lëndime në këmbë derisa e tërhoqi zvarrë shkollës!

Pasi zvarritjes, ajo e urdhëroi nxënësin të ‘kgrihej’ në këmbë, derisa i bënë presion të vazhdueshëm duke i shtypur këmbën.

Prindërit e fëmiut janë tejet të shqetësuar, derisa kanë treguar faktin se mësuesja ka traumatizuar emocionalisht atë.

Loading...