Ajo është një nga balerinat më të njohura dhe më të talentuara, e cila karrierën e saj po e vijon jashtë vendit.

Shpesh balerina Klaudia Pepa poston në profilin e saj në rrjete sociale foto shumë provokuese, por duke treguar edhe aftësinë e saj si profesioniste.

Image

E tillë ishte dhe fotoja e fundit që publikoi balerina në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram që bëri ditën e djeshme xhiron në rrjet.

Balerina shfaqej në foto e veshur me një fustan madhështor teksa kolegu i saj balerini Francesco Mariottini po e mbante në ajër.

’Princi im’ shkroi Klaudia krahas fotos.

Image

Image

U shkruajt shumë në media në lidhje me fjalën princ që balerina i është drejtuar kolegut të saj  Francesco Mariottini dhe ajo ditën e sotme në një rrëfim për revistën ‘Class’  sqaron se çfarë raporti ka me balerinin e njohur italian.

Klaudia tregon se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, përveç raportit profesional.

‘Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U. Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja. Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër…Kjo është historia” u shpreh balerina.

Image