Me 19.01.2019 në ora 16.05 në SPB Manastir është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në bulevardin “1 maji” në Manastir, në një objekt i përpunimit të drurit, në pronësi të një firme private.

Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Manastir, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Manastir.