Ditën e sotme e ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina” ishte këngëtarja e dashur për publikun, Eneda Tarifa.

Në një intervistë të gjatë, këngëtarja prezantoi për publikun këngën e saj më të fundit “Nuk ia vlen” dhe nuk la pa përmendur planet për projektet e ardhshme.

Eneda zbuloi se momentalisht është duke punuar për një projekt surprizë me kantautorin Flori Mumajesi.

Këngëtarja preferoi që të mos zbulonte më tepër detaje nga bashkëpunimi, por tregoi se në mars kënga do të jetë gati.

Kjo është hera e parë që dy këngëtarët bashkëpunojnë dhe me siguri kënga do të kthehet në hit.

Së fundmi Eneda Tarifa mori pjesë në “Festivalin e 57-të” dhe kënga e saj ishte pretendente për të fituar. Ndërkohë Flori Mumajesi u shpall fituesi i “Kënga Magjike” me këngën “Plas”.