Dua po kthehet në Londër Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për disa ditë me radhë ka qëndruar në Kaliforni nga ku publikonte vazhdimisht imazhe të ndryshme. Dua atje ka marrë pjesë në disa koncerte, ndërsa tani po kthehet në shtëpinë e saj në Londër. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila përmes një postimi në Instagram tregoi se po kthehet në shtëpi. “Pas shiut vjen dielli, por unë e dua në mënyrë të qartë shiun dhe të ftohtin më shumë, sepse … Londër, po vij në shtëpi”, ka shkruar Dua në postimin e saj të bërë në Instagram.

Kënga e fundit e Dua-s është “If Only” në bashkëpunim me Andrea Bocellin. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në Youtube dhe deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime.