Dua Lipa ka përmbyllur një vit të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare ka sjell në vitin që lamë pas këngë të reja dhe ka mbajtur disa koncerte anembanë globit duke përfshirë edhe Kosovën.

E bukuroshja jonë është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Zeshkania ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e freskët.

“I urrej përshkrimet”, ka shkruar 23-vjeçarja duke treguar një të pathënë deri më tani nga ajo.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Dua tashmë ka nisur të punoj për projekte të reja muzikore.

Ndryshe, Lipa është parë në një studio muzikore në krah të David Guettës dhe J Balvinit.

Image