Klodiana Agaj është studentja që u përplas sot me kryeministrin Edi Rama, teksa ishte duke u zhvilluar një takim për prezantimin e Paktit për Universitetin. Duke folur për “Fax News” Agaj tha se sot në takim me Ramën nuk ishin të pranishëm studentët që janë kundër paktit për shkak se nuk ishin njoftuar.

Agaj tregon se protesta e tyre do të vijojë dhe në shumicë studentët kërkojnë që të mos rinisë mësimi pa u plotësuar tetë kërkesat. Ajo ka treguar dhe kushtet e vështira me të cilat përballen studentët, veçanërisht ata që vijnë nga rrethet, pasi kostot e Teatrove, transportit  janë të larta, ndryshe nga sa iu është premtuar nga qeveria.

“Shumë studentë nuk ishin të pranishëm pasi nuk ishin njoftuar. Kryeministri Rama ishte duke folur me superlativa për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në atë moment doja që të ndërhyja.