Njëri nga krerët e Lidhjes për Serbinë, Zheljko Veselinoviq ka komentuar mospjesëmarrjen e Milena Ivanoviqit në kujtimin për një vjetorin e vrasjes së bashkëshortit të saj.

Veselinoviq e ka quajtur bashkëshorten e Ivanoviqit “grua djallë”.

“Pranë kësaj gruaje, Oliverit nuk i janë dashur armiqtë. Gruaja e cila vetëm pak muaj pas vrasjes së burrit shëtitet nëpër klubet e Beogradit dhe nuk vije në përvjetorin e burrit të vrarë është grua djallë”, ka shkruar Veselinoviq në llogarinë e tij në Twitter.

Dje, liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviqit në varrezat e Beogradit i është mbajtur ceremonia e shënimit të njëvjetorit të vrasjes.

Aty kanë marrë pjesë anëtarët e familjes së tij, mirëpo e pranishme nuk ishte bashkëshortja, Milena, si dhe nënkryetari i Qeverisë, Rasim Lajiq, dhe liderët opozitar.

Në mesin e atyre që ishin të pranishëm u oanë edhe Dragan Gjilas, Zoran Lutovac, Borko Stefanoviq, Boris Tadiq, Slavisha Ristiq dhe Gjorgje Vukadinoviq.

Të kujtojmë se deklarata e Veselinoviqit është kritikuar ashpër nga zyrtarët e pushtetit në Serbi.