]

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Roert Popovski do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në debatin “Perspektivat e gazetarisë investigative.”

Debatin, e organizon Qendra për Komunikime Civile, BIRN dhe OJQ Infoqendër dhe do të përfshijë dy panel debate.

I pari, me fokus në pyetjen, “Nëse rritja e numrit të shkrimeve investigative në mediat është një trend afatgjatë  apo vetëm një ndryshim afatshkurtër?” dhe i dyti me titull “Nëse bazat e të dhënave të hapura kontribuojnë për përmirësimin e gazetarisë investigative?”.

Loading...