Tatimpaguesit të cilët në vitin paraprak kalendarik kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm tatimor nga kryerja e veprimit ekonomik më të lartë se një milionë denarë kanë për obligim të parashtrojnë Fletëparaqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari ДДВ-01) më së voni deri më datën 15 të këtij muaji, kumtoi sot Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).

Në afatin e njëjtin, tatimpaguesit të cilët kanë realizuar qarkullim më të lartë se një milionë denarë mund vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar me parashtrimin e Fletëparaqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari ДДВ-01).

DAP përkujton se tatimpagues për TVSH mund të jenë të gjithë personat juridikë dhe fizikë. si dhe bashkimi i personave të cilët kryejnë qarkullim tatimor nga kryerja e veprimit ekonomik.

Për informim më të mirë të tatimpaguesve – personat fizikë lidhur me të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligji për tatim të vlerës së shtuar dhe njëherit edhe sigurim të nivelit më të lartë të nivelit të shërbimit dhe nxitje të shërbimit vullnetar të tatimpaguesve, mund ta shfrytëzojnë “udhëzuesin për informim më të mirë të personave fizikë për tatimin e vlerës së shtuar”. Në të ka informacione dhe udhëzime për lëndën e tatimit me tatim të vlerës së shtuar, llogaritje të qarkullimit të përgjithshëm për qëllime të regjistrimit për TVSH, mënyra e regjistrimit për qëllime të TVSH-së , si dhe sqarime për të drejtat tjera dhe obligimet e tatimpaguesve – persona fizikë. Udhëzuesi është përgatitur në bashkëpunim midis Ministrisë së Financave, Drejtorisë për të ardhura publike dhe Civitas – Grupi për çështje fiskale në sektorin civil dhe akademik dhe tek personat fizikë.

Loading...