Mbrojtësi që i ka shërbyer për kohë të gjatë Juventusit ka thënë se ai është i kënaqur që tani atë e ka shok skuadre dhe ka vendosur që të ardhmen e tij ta këtë në Juventus

Giorgio Chiellini ka pranuar se ai është tani më i lirë pasi që Cristiano Ronaldo është në Juventusi, pasi që portugezi ia ka thyer ëndrrat shpesh atij në të kaluarën.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka bërë Bianconeri më serioz për ta fituar trofeun Europian, pasi që disa herë e kishte ngritur atë me Real Madridin.

“Cristiano ka shënuar shumë, shumë, shumë herë kundër nesh dhe ai m’i ka prishur ëndrrat shumë herë-në Cardiff, në Madrid, në Torino”, ka thënë Chiellini për BBC, transmeton GazetaExpress.

“Është personaliteti i Cristiano. Është ka aftësi fantastike në fushë por edhe jashtë saj, ka përkushtim-mënyra si stërvitet, si përgatitet për ndeshje, si ai e jeton çdo ditë te jetës së tij-do të na ndihmon ne. Skuadra ka ndryshuar”.

“Mendoj që ne jemi katër apo pesë skuadra që janë favorit për Ligën e Kampionëve-Barcelona, Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich. Por, po ashtu edhe PSG dhe Atletico mund të fitojnë kështu që ne jemi shumë larg këtyre ndeshjeve”.

Chiellini po ashtu ka thënë se ende po mëson nga Ronaldo, pavarësisht se është 34 vjet i vjetër.

“Isha kurioz të shoh përkishtimin e tij jashtë fushe”, ka thënë mbrojtësi veteran.

“Stërvitjet e tij në palestër, koncentrimi i tij, është diçka që përpiqem ta kem. Ai me ndihmon mua sepse çdo ditë edhe unë përpiqem që ta përmirësojë veten”.