Truproja femër e Meghan Markle ka dhënë dorëheqjen nga puna, pas më pak se një viti në këtë detyrë.

Ajo është e treta nga punonjëset që i kanë shërbyer dukeshës, që largohet nga puna brenda dy muajsh.

Fillimisht ishte sekretarja private e çiftit mbretëror, Samantha Cohen, ajo që dha dorëheqjen e para.

Cohen kishte 17 vjet që punonte pranë familjes mbretërore dhe i kishte shërbyer më parë Mbretëreshës si sekretare private dhe si zëdhënëse për shtyp.

Më pas asistentja personale e Meghan, Melissa Touabti, dha dorëheqjen pas gjashtë muajsh që punonte me dukeshën, ndërsa tani, truproja e saj.

Sipas disa burimeve për The Sunday Times, Meghan Markle nuk është mësuar me siguri kaq të lartë dhe dëshiron të ketë më shumë liri, megjithatë nuk dihen arsyet se pse tre prej punonjëseve të saj kanë dhënë dorëheqjen pak kohë pasi kishin filluar të punonin me të. Të jetë kaq e vështirë të punosh me dukeshën?