Kim Kardashian dhe motrat e saj, Kourtney dhe Khloe, ishin së bashku të ftuara në emisionin Watch What Happens Live!, ku u pyetën rreth momenteve të tyre të sikletshme që do t’i përjetojnë kur fëmijëve të tyre do t’u duhet t’ua sqarojnë disa gjëra.

“Epo, puna ime është e dukshme”, deklaroi Kim, duke iu referuar publikimit të videos së saj të seksit me Ray J në vitin 2003.

“Ende nuk e di se çfarë do t’u them. Por, e kam një ide dhe mendoj se do të jem super e sinqertë dhe reale me ta. Kjo është e gjitha që vërtetë mund të jesh”.

Kim dhe Kanye janë prindër të tre fëmijëve, Chicago, Saint dhe North.