Zëvendëskryetari i Qeveris së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, do të qëndroj në vizitë pune njëditore në Republikën e Kosovës, ku do të realizoj takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe Shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuese speciale e BE-së, Natalija Apostollova.

Në takimet do të hapen çështjet për progresin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, rrjedhën e implementimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Loading...