Akulli i Grenlandës po shkrihet shumë më shpejt nga ç’ishte menduar fillimisht dhe mund të ketë arritur në një pikë ku situata nuk ka më kthim.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, akulli në vendin e ftohtë po shkrin katër herë më shpejt se në vitin 2003.

Shkencëtarët, që po kryejnë studime për nivelet e deteve në botë, kanë ekzaminuar rajonet juglindore dhe veriperëndimore të vendit dhe kanë zbuluar se sasia më e madhe e akullit të humbur ishte shkëputur nga akullnajat e Grenlandës.

Autori kryesor i studimit, Michael Bevis, u shpreh:

“Çfarëdo që të ishte, kjo nuk mund të shpjegohet me akullnajat, sepse nuk ka shumë në Grenlandë. Duhet të jetë masa sipërfaqësore, akulli u shkri në brendësi nga bregu. Kjo po ndodh pasi atmosfera është, në bazë të saj, më e ngrohtë.”

Ekipi i studimit sugjeron se një sasi në rritje e ujit do të rrjedhë nga Grenlanda në oqean gjatë muajve të verës, duke kontribuar më tej në rritjen e niveleve të detit.

Bevis shton se kërkimi mund të ketë “nënkuptime serioze” për qytetet bregdetare amerikane, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Majamin.

Gjetjet e ekipit, të publikuara në gazetën, “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave, zbulojnë se Greenlanda jugperëndimore mund të bëhet një kontribues i madh në ngritjen e nivelit të detit në të ardhmen.

Loading...