Këngëtari i njohur shqiptar, Blero ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante që ka ndodhur me të kur ishte shumë i ri.

I ftuar në emisionin “Prive”, Blero ka deklaruar se është një tifoz i flaktë i futbollit dhe se është fans i Barcelonës.

Madje gjatë intervistës, këngëtari tregoi se ka luajtur kundër Ibrahimoviçit dhe për të ka qenë një ndjesi e jashtëzakonshme.

Ai rrëfen:

“Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Një herë, më qëlloi që luaja kundër futbollistit të famshëm që sot njihet në gjithë botën, Zlatan Ibrahimovic.
Ka qenë një ndjenjë interesante, në atë kohë ishte vetëm një lojë, por tashmë kur e kujtoj, pas 15-16 vitesh, ai është bërë yll i botës në futboll, është legjendë. Është interesant kur i thua dikujt që unë kam luajtur kundër tij”.