Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, e ka konfirmuar se ka dërguar anëtarë të stafit për t’i spiunuar të gjitha klubet e ligës në Championship, që është liga e dytë pas Premierligës.

Leeds dhe Bielsa janë aktualisht nën hulumtime pas një njeri është parë duke spiunuar në qendrën stërvitore të Derby Countyt, skuadër kjo e drejtuar nga Frank Lampard, transmeton Gazeta Express.

Spiuni është parë në disa shkurre të qendrës stërvitore të Derbyt, dhe pastaj sot Bielsa e ka konfirmuar se personi duke spiunuar ka marrë urdhëratë e tij.

“Do ta bëj më të lehtë për hulumtuesit e ligës”, ka thënë Bielsa sot.

“Në pak fjalë mund t’iu them se ne kemi dërguar persona në qendrat stërvitore tek të gjithë kundërshtarët tanë përpara se të luanim kundër tyre”.

“Në lidhje ma të që kam bërë, nuk është ilegale. Nuk është e specifikuar, nuk është e përshkruar. Ne mund ta diskutojmë këtë, nuk duket si një gjë e mirë , mirëpo nuk është shkelje e ligjit”.

“Nuk dua të jem shumë në mediume, mirëpo ky shpjegim është i rëndësishëm”.

“Kur t’i e shikon një kundërshtar, kërkon për informacione specifike”.

“Dëshiron të dish për formacionin startues, taktikat dhe strategjitë. E përsërisë që nuk jam duke tentuar që t’i arsyetojë sjelljet e mia”.

“Pse e bëjmë ne këtë? Sepse ndihemi në faj nëse nuk punojmë sa duhet. Dhe ne mendojmë se nëse mbledhim informacione të duhura, mendojmë se jemi më afër fitores”.

“Në rastin tim, është sepse jam aq budalla sa e lejoj vetën të bëj sjellje të tilla”