]

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë kryetari i Komunës së Sarajit,Blerim Bexheti ka vizituar shkollën fillore Bajram Shabani në Kondovë.
Duke i uruar nxënësit për një vit të mbarë dhe suksese në mësime Bexheti ka inspektuar edhe punimet të cilat janë realizuar në këtë shkollë .
“Nga ajo që pamë në këtë shkollë mund të them se punimet për rregullimin e dritareve dhe nxemjes në sallën e sportit janë shumë të rëndësishme për kryerjen me sukses të aktiviteteve sportive” deklaroi Bexheti

Por Bexheti theksoi se punët ndërtimore në këtë shkollë nuk do të ndalen këtu. “Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit shumë shpejtë do të fillojmë ta rregullojmë kulmiin e shkollës si dhe dritaret me këtë do të mënjanojmë një problem të kamotshëm që i brengos drejtuesit e kësaj shkolle” tha Bexheti.
Ndryshe në shkollën Bajram Shabani në Kondovë e vijojnë mësimin fillor rreth 1000 nxënës.

Loading...