Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët ka komentuar qëndrimin e BDI-së të shprehur nëpërmjet Bujar Osmanit se janë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Është hera e parë pas shume viteve që BDI deklarohet se është kundër zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.

Arsyetimi se ata ju japin prioritet reformave per ne BE nuk mban aspak, sepse nuk kanë kredibilitet moral politik, për ti bërë reformat e nevojshme për BE, sepse 30 % e zyrtarëve të BDI kanë problem me ligjin dhe drejtësinë!

“Frika është instrumenti më i vjetër i pushtetit””, shkruan Bexheti në profilin e tij në facebook.