Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar votimin për ndryshimet kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton TetovaSot. Sipas Berishës ky është vendimi i historik, dhe se me keto ndryshime, Republikës se Maqedonisë të Veriut i çelen dyert e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Te dashur miq, sot paralamenti i Republikes se Maqedonise se Veriut votoi per ndryshimet ne kushtetuten e kesaj republike, ne perputhje me marreveshjen e Prespes. Me keto ndryshime, Republikes se Maqedonise te Veriut i çelen dyert e anetaresimit te vendit ne NATO dhe BE.

Keto ndryshime erdhen si rezultat i dialogut midis qeverise te kryeministrit Zaev dhe forcave politike shqiptare qe votuan ne perputhje me vokacionin euroatllantik te shqiptareve ne Maqedonine e Veriut dhe interesin e mbare shoqerise se ketij vendi.

Me kete rast pershendes forcat politike shqiptare dhe te gjitha ato qe bene te mundur kete arritje historike per vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancen e NATOs dhe i dhane nje goditje te merituar perpjekjeve te Rusise dhe Beogradit per te mbajtur peng te ardhmen e Republikes se Maqedonise te Veriut.

Sali Berisha

Loading...