Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është njëra prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Rexha ka publikuar disa fotografi në InstaStory ku shfaqet në një ambient të këndshëm ,ndërsa thotë se ndjehet e lumtur në shtëpinë e saj të re.

Kjo ka bërë të mendohet se këngëtarja shqiptare ka bërë një investim, duke blerë një shtëpi të re për të dhe familjen e saj.

Nga imazhet e publikuara vërehet se ambienti ku ajo po jeton është mjaft luksoz, dhe se duket e lumtur në shtëpinë e re.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar shqiptares që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Për sa i përket muzikës, ajo përmbylli një vit të jashtëzakonshëm me plot këngë hite, albumin e saj “Expectations”, si dhe u bë pjesë e kopertinës së një prej revistave më të mëdha në Amerikës, “Billboard”.