Drejtori sportiv i Caglierit ka treguar se mesfushori i shumëkërkuar, Nicolo Barella nuk do të largohet nga klubi këtë muaj

Barella ishte lidhur me një kalim në Chelsea dhe Napoli gjatë këtij muaji, por Mario Passetti e ka bërë të qartë që Sardinët nuk do ta lejojnë largimit e yllit të ri italian s’paku deri në verë.

“Ne vazhdojmë të flasim me të, ne bëjmë intervista dhe deklarata për probleme të tij, por është e qartë se ende nuk jemi qartësuar sa duhet: ne kemi ritheksuar se ai do të jetë më ne s’paku edhe gjashtë muaj e ardhshëm”, tha ai për Rai Sport para se skuadra e tij të luaj kundër Atalantas në Kupën e Italisë.

“Pas kësaj, ne do të shohim çfarë do të ndodh në verë. Ne kemi ambicie të mëdha dhe Nicolo jep 1000 për qind gjatë stërvitjeve dhe është shumë i lumtur në Cagliari. Shitja e tij nuk është në objektivat tona”.