Largimi i Munir El Haddadit në Sevilla ka lënë Barcelonën pa shumë opsione në sulm, mungesa e besimit që ata kanë në Malcom dhe shqetësimet e tjera, bëjnë që në kokën e hirarkisë së Blaugranas të kërkohet një sulmues në janar

Objektivi kryesor i klubit është që të rekrutojnë një lojtar i cili mund të kontribojë për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19, një marrëveshje e njëjtë sikurse ajo që bën për Murillon në mbrojtje.

Luis Suarez është detyruar të luaj pothuajse në të gjitha ndeshjet, pavarësisht se ai bën 32 vjet në janar dhe ka probleme me një lëndim në gju, kështu që ka nevojë për një alternativë për uruguaianin brenda skuadrës.

Ernesto Valverde është i pajtimit që të këtë edhe një sulmues në skuadër për ta arritur titullin e dytë brenda dy viteve në La Liga dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve kurse në top listën e dëshirave të tij janë lojtarë që kanë përvojë në ligën e Spanjës.

Pa shmangshëm, Cristhian Stuani konsiderohet një kandidat potencial me sulmuesin e Gironas që ka shënuar gola sensacional-duke bërë që Los Cules sivjet të jenë në pozitë të mirë.

Girona absolutisht nuk dëshiron që ta lejojë atë të largohet në mes të sezonit për asnjë çmim por klauzola e tij prej 15 milionë eurosh, e cila nuk mund as të dërgojë në huazim-atëherë mund të detyrohen ta shesin atë sikurse bëri Valencia për Murrillon.

Si shtesë, sulmuesi uruguain ka kontratë deri në qershorin e vitit 2020 dhe sapo ka bërë 32 vjet, vështirë që do të këtë një zgjedhje afatgjate për karrierën e tij pavarësisht formës së mirë.

Alvaro Morata është një synim tjetër por i shtrenjtë, me Chelsea që është pajtuar të heq dorë nga spanjolli pas dy sezoneve për shkak të formës së dobët, edhe pse Atletico Madrid mbetet një opsion që ai e preferon më shumë.

Olivier Giroud gjithmonë ka shkëlqyer me Francën por për momentin e ka gjetur vetën në udhëkryq nën urdhrat e Sarrit në Chelsea. Edhe ai po ashtu plotëson kriteret e Valverdes pavarësisht se nuk ka përvojë në La Ligë.

Për kohën e Fernando Llorentes në Tottenham vështirë që të shkruhet diçka, por edhe për atë ka spekulime se mund të përfundojë në Barcelonë në janar.

Megjithatë, lëndimi që pësoi Harry Kane kundër Manchester United të dielën, me Mauricio Pochettinon që nuk e konsideron Vincen Janssenin pjesë të planëve të tij, edhe kjo derë tani mund të mbyllet. /