Harry Kane është futur në listën e ngushtë të objektivave të gjigantit katalunas

Harry Kane është futur në listën e shkurtër të Barcelonës për ta pasuar Luis Suarezin, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi anglez po gëzon formë të shkëlqyeshme dhe këtë sezon ka realizuar 19 gola në të gjitha kompeticionet me Tottenhamin.

Forma e tij kë bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin dhe njëri prej tyre është edhe gjiganti katalunas.

Suarez do t’i mbushë 32 vjet këtë muaj dhe Barça po sheh kah e ardhmja.

 

Klubi spanjoll synon ta freskojë sulmin me lojtarë më të rinj dhe përfaqësuesi anglez shihet si lojtari ideal për t’i prirë sulmit.

25 vjeçari mund të transferohet në Barcelonë gjatë verës, por kohë më parë interesim për të kishte shfaqur edhe Real Madridi.

Krahas Kanet, Barça ka edhe opsione tjera si Timo Werner, Luka Jovic, Maxi Gomez, Kasper Dolberg e Krzysztof Piatek.