Gjiganti katalunas po mendon ta sakrifikojë mesfushorin brazilian

Barcelona është e gatshme ta bëjë një sakrificë të madhe vetëm për ta rikthyer Neymarin, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave britanike, gjiganti spanjoll po mendon ta shesë Philippe Coutinhon në mënyrë që të arrijë deri tek sulmuesi brazilian.

Ish-mesfushori ofanziv i Liverpoolit ka dështuar të ambientohet dhe ta tregojë veten në “Camp Nou” dhe tash mund të përdoret nga Barça si kartë për të arritur deri tek sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

Neymar kishte luajtur një kohë me Blaugrana, ndërsa çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një rikthim të tij të mundshëm në Spanjë.

 

Loading...