Skandali i rradhës i krimit dhe i korrupcionit të zyrtarëve të BDI dhe të VMRO –DPMNE-së të cilën e zbuloi Ministria për Punë dhe Politike Sociale në lidhje me keqpërdorimet me kontributet në Fondin Pensional të RM të 12.000 punonjësve të sektorit publik dhe atij privat nga periudha 2007 dhe 2018.

Paratë e kontributeve për sigurim pensional të punonjësve të cilat nuk janë bartur në shtyllën e dytë të sigurimit pensional, por sipas gjitha gjasave janë vjedhur nga zyrtarët e BDI-së të cilët për 10 vite udhëheqin me Fondin Pensional Invalidor të RM si organ i vetëm kompetent për grumbullimin e të hollave për kontributin Pensional, dëshmon për alarmin dhe reagimet e njëpasnjëeshme të Aleancës për Shqiptarët se kjo Qeveri ka një partner koalicionit siç është BDI të zhytur në korrupcion dhe në krim të organizuar.

BDI nëpërmjet drejtorëve të tyrë në Fondin Pensional Invalidor që e kanë udhëhequr këtë institucion mbi një dekadë i kanë dëmtuar qyetarët më vlerë prej 19 milion Euro, para të cilët duhet të kenë qenë të destinuara për shtyllën e dytë të sigurimit pensional.

E rikujtojmë opinionin se gjatë gjithë kësaj periudhe Fondi Pensional Invalidor i RM ka qenë i udhëhequr nga këta drejtor të BDI Isni Jakupi, Bekim Neziri dhe drejtori aktual Shaip Zendeli, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë të cilët sa më parë duhet të nxiren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Kyt skandal është një nga shumë skandalet e deritanishme të pazbuluara dëshmon se BDI për 16 vite nëpërmjet funksionarëve të saj ka vjedhur qytetarët e saj, madje duke ua vjedhur edhe pensionet e tyre, një akt kriminal i pafalshëm dhe i pa tolerueshëm.

E pyesim Kryeministrin Zoran Zaev, vallë me këtë parnert koalicioni, ju do ta antarësoni vendin në BE dhe NATO dhe do ti përmbushni kërkesat e BE që janë në raportin e Progresit të vitit 2018, ku pika kryesore është Lufta ndaj korupsionit?

Ne jemi të sigurtë se votuesit shqiptar që e kanë votuar BDI-në,e kanë votuar që subjekti i tyre të krijojë mirëqenie ekonomike dhe Jo që zyrtarët e BDI të abuzojnë dhe tju vjedhin paratē e pensioneve të tyre. Andaj ky subjekt politik duhet ndëshkuar sa më parë.

Inkurajojmë Prokurinë Publike, Ministrinë e punëve të brendshme, Gjykatat dhe Policinë finansiare, që sa më parë ta hetojnë këtë rast dhe shumë raste tjera të zyrtarëve të BDI dhe të VMRO, por edhe të LSDM për të gjitha keqpërdorimet finansiare, korrupcion dhe krim të organuizuar për të cilat tani më edhe opinioni është i informuar.

Loading...