Artin Spahiu

Pas gjithë procesit të gjatë dhe shumë të lodhshëm të ndryshimeve kushtetuese si pasojë e marrëveshjes së arritur të zgjidhjes së kontestit shumë vjeçar të emrit me Greqinë, i cili proces do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimet e Maqedonisë (së Veriut) në strukturat euro-atlantike, ku BDI, falë vizionit të liderit Ali Ahmeti dhe “playmaker-ave” të tij në legjislativ dhe ekzekutiv, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, ishte faktori i kyç i procesit, gjersa Aleanca për Shqiparët me në krye qeramanin kastrec ishte komplet jashtë procesit. Nga kompleksi i inferioritetit, për të marrë vëmendjen e opinionit, Alenca dhe liderët (politik dhe financiar), Zijadin Sela dhe Arben Taravari filluan me lojën e tyre të stër përsëritur të romatizmit folklorik.
“Don’t call me 20%, I’m albanian!”, ishte parulla e famshme manipuluese.
Gjer kur zgjati fushata e tyre? Gjersa Zaevi i uli në prehër duke u dhënë një kokër “sheqerkë” për t’i entusiazmuar dhe për ta pasur si arsyetim gjitjë “lag’je baruti” para anëtarësisë që me shumë sinqeritet mbanin në foto profilet e tyre parullën ” Don’t call me 20%, I’m albanian!”.
I gjithë ky entusiazëm, gjithë kjo vetëkënaqësi dhe vetëfaktorizim nga udhëheqësia e Aleancës,me ” barutin e lagët” të armës për mbrojtjen e “njëzet përqindësisht”, mua më duket, siç e kam thënë edhe shumë herë, se udhëheqësia e tyre janë kopja e shëmtuar e Menduh Thaçit.