Isco nuk po gjen asesi vend në formacionin kryesor të Real Madridit

Kështu që sipas El Chiringuito TV, një emisioni televiziv që ka burime shumë të afërta me Real Madridin, Isco është ftuar në City nga Mikel Arteta kohëve të fundit.

Arteta duket se është duke kërkuar që ta bind Iscon që ti bashkohet Cityt përderisa është e qartë që ai do të largohet nga Real Madridi në të ardhmen e afërt.

Isco është lënë në bankë javëve të fundit nga Santiago Solari, i cili preferon një stil loje ku nuk ka numër  apo pozitë 10 në fushë.