Arta Bajrami ka shkruar disa fjalë prekëse për babain e saj.

Arta Bajrami ka postuar një fotografi, në të cilën ka bërë bashkë një imazh të saj me veshje kombëtare dhe një të babait të saj me po të njëjtën veshje, pra atë kombëtare.

Në këtë foto, ajo ka shkruar fjalë emocionuese kushtuar babait të ndjerë, të cilit i dedikon shumë herë mesazhe të tilla.

“Një zemër, një shpirt, një dashuri, një zë”, ka qenë mbishkrimi që Arta ia kishte lënë fotos.