Debat i nxehtë pritet të zhvillohet në parlamentin grek rreth ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës. Pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga opozita, sipas ambasadorit të parë të Maqedonisë në Greqi Lupço Arsovski, Marrëveshja pritet të kalojë madje me 151 vota edhe pse ajo mund të votohet edhe me shumicë të thjeshtë. Në një intervistë për Alsat, Arsovski thotë se të dyja palët duhet të zbatojnë në përpikëri Marrëveshjen duke respektuar edhe afatet konkrete. Pavarësisht kërcënimeve të Rusisë, Arsovski nuk pret bllokim të Marrëveshjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.