Arsenali duket se nuk do të kërkojë mbrojtës të djathtë për ta zëvendësuar Bellerinin e lënduar

Sipas Evening Standard, Arsenali me gjasë nuk do të transaferojë zëvendësues të Bellerin këtë muaj, edhe nëse ai do ta përfundoj sezonin shkaku i lëndimit.

Bellerin u lëndua në gju gjatë një dueli në ndeshjen kundër Chelsea ku Arsenali fitojë 2-0 dhe ka frikë se ai ka këputur ligamentet e gjurit që do ta lënë atë jashtë tërë këtë sezon dhe fillimin e sezonit të ardhshëm, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë, Unai Emery nuk duket se do të shikojë për ta zëvendësuar atë pasi që ka tre lojtarë që mund të luajnë në atë pozitë.

Maitland-Niles ka mundësi që të shkëlqejë pasi që kjo është pozita e tij e preferuar, pa harruar këtu edhe Stephan Lichtsteiner dhe Carl Jenkinson që po ashtu mund të jenë në dispozicion të trajnerit.