Pas përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve të shumta, pushteti dhe opozita arritën marrëveshje për Komisionin kundër korrupsionit. LSDM është pajtuar që të pranojë 20 amendamente nga gjithsej 40 të dorëzuarat nga ana e LSDM-së. Deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska Vançeva, tha se çështja e mbikëqyrjes së funksionarëve publik është e mbyllur. Megjithatë, Komisioni kundër korrupsionit përsëri do të ketë mbikëqyrje në llogaritë bankare. Për këtë marrëveshje opozita është shprehur e kënaqur. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Ane Llashkova nënvizoi se dëshmuan që nuk janë pengesë e proceseve kyçe.

Nga 40 amendamentet të dorëzuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së gjetëm pajtueshmëri për 20 amendamente. Çështjet për mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të bartësve të funksioneve publike është e mbyllur. Komisioni shtetëror Kundër Korrupsionit do të ketë të drejtë për qasje të drejtpërdrejtë të llogarive bankare por edhe në mbi 60 baza të tjera tët ë dhënave. Nuk u lejua vendosje e sistemit paralel, respektivisht organ, i cili u propozua nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së për kërkesën për formimin e Këshillit nacional”- tha Snezhana Kaleska Vançeva  nga LSDM.

Jemi të kënaqur që shumica parlamentare, përfundimisht kuptoi që Republikës së Maqedonisë i nevojitet Komision Kundër Korrupsionit Kualitativ dhe para së gjithash profesional që do të punojë me seriozitet dhe pa asnjë lloj ndikimesh politike. Me çka të gjitha manipulimet, deklaratat e përfaqësuesve të shumicës parlamentare që u thanë këto ditë  ranë në ujë. Pranimi i amendamenteve është tregues që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk ka për qëllim të bllokoj procese të këtilla”- pohoi Ane Llashkova nga VMRO-DPMNE.