Është anuluar sërish gjykimi për dhunën në Kuvend. Arsetimi është për shkak se ende nuk kanë përfunduar procedurat për ankesat për refuzimin e kërkesave për amnisti. Seanca e radhës është caktuar për më 31 janar. Gjykata e Apelit akoma nuk ka vendosur për ankesën e Abdulfetah Alimit, i cili dorëzoi ankesë pasi iu refuzua kërkesa për amnisti. Pasi të përfundojnë procedurat për ankesat për amnisti, pritet edhe të fillojë gjykimi për ngjarjet 27 prillit, i cili ndodhet në fazën përfundimtare.