Massimiliano Allegri beson se stinori fillon tani për Juventusin, përpara ndeshjes ndaj Bolognas të shtunën në kuadër të Kupës së Italisë

Juve aktualisht është në krye të renditjes në Serie A me nëntë pikë më shumë se Napoli në pozitë të dytë, transmeton Gazeta Express.

“Kupa e Italisë është objektivi ynë ashtu si Superkupa”, tha Allegri në konferencën për shtyp.

“Nga nesër deri më 1 qershor shpresojmë që të luajmë për këtë stinor dhe të bëjmë paraqitje serioze”.

“Ne jemi mirë, ashtu siç duhet të jemi. Nesër vazhdojmë me stinorin, dhe ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, sepse mund të pranosh shumë lehtë gola”.

Loading...