Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i  LSDM-së Zoran Zaev së bashku kanë  festuar fitoren pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Ata në hapësirat e Kuvendit, të shoqëruar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, Bujar Osmani  dhe zyrtarët integristë Ejup Alimi, Xhevat, kanë ndarë momentet e gëzimit.

Pas shumë mundimesh dhe prolongimesh, para pak çastesh Kuvendi me 81 votë miratoi ndryshimet kushtetuese me të cilat Maqedonia u riemërua në Maqedoni Veriore. Kjo pritet t’i hap asaj rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE.

Loading...