Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi, sot kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë takimit në fjalë kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, e ka njoftuar Zëvendëskryeministrin Hoxhaj për ngjarjet e fundit në vend, si dhe për rolin e BESËS që çështja shqiptare dhe proceset integruese në vend të marrin kahje pozitive, duke shtuar se projekti integrues në Maqedoni dhe në rajon shfaq sinjale pozitive.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka përgëzuar dhe përshëndetur rolin konstruktiv që po luan Lëvizja BESA në momentet historike për Maqedoninë, për shqiptarët aty dhe për rajonin.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.