Vetëm vitin e kaluar u ndërtuan 50.000 banesa. 

Rezultati: Në fund të këtij viti 80 mijë objekte raportohet të të jenë të zbrazëta, siç shkruan UBS në një studim të ri. 

Kështu, vendet e lira në tregun e patundshmërive u rritën, sipas ekspertëve. Për krahasim, 75,000 njësi rezidenciale, ose rreth 1,7 për qind të stokut të banesave në Zvicër ishin të zbrazëta në fund të vitit 2018, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e banesave me qira shënuan rënie në një mesatare zvicerane vitin e kaluar me rreth 2 për qind dhe duhet të bien në vitin 2019 përsëri po aq. Ka më shumë banesa me qira në periferi dhe çmimi i tyre ka të ngjarë të bie për rreth 5 për qind.

Arsyet pse banesat mbeten të zbrazëta janë, për shembull, rënia e emigracionit dhe mungesa e kujdesit në planifikimin e projektit.

Numri i aplikacioneve të ndërtimit ka rënë kohët e fundit. Me 54,000 aplikacione vitin e kaluar, ka rreth 10 për qind më pak leje sesa mesatarja në pesë vjetët e mëparshëm. 

Vlen të përmendet se numri i aplikacioneve për ndërtim ra në mënyrë më të theksuar në qendra zvicerane, ku shkalla e banesave të zbrazëta tashmë është e ulët.