Dje rreth orës 13.00, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, e kanë privuar nga liria 47 -vjeçarin F.R. nga fshati Reçan i Gostivarit, pas të cilit në muajin nëntor të vitit të kaluar, për shkak të ikjes nga burgu, është lëshuar flet arrest nga burgu ,,Idrizovë,,.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, prej ku edhe është transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.