Një 37 vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti trafiku.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti,  këmbësorja me iniciale SH.H. u godit nga një makinë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia ka ndaluar ngasësin e automjetit derisa hetimet po vazhdojnë.