Të paktën 21 minatorë kanë humbur jetën nga shembja e tavanit të një miniere qymyri në Kinën veriore.

Ndërsa ekipet e kërkimit kanë shpëtuar 66 minatorë pas incidentit të rëndë në minierën e Lijiagou pranë qytetit të Shenmu në provincën Shaanxi.

Shkaku i shembjes së minierës po hetohet, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Aksidentet minerare në Kinë janë mjaft të zakonshme pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë.

Miniera Lijagou drejtohet nga kompania Baiji Mining. Ndërsa nuk ka detaje të mëtejshme rreth incidentit.

Tetorin e kaluar, 21 minatorë qymyri u vranë kur një gur i i nëndheshëm ra në një minierë në provincën lindore Shandong.

Sipas shifrave të fundit nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Minave të Kinës, rezultuan 375 të vdekur në minierat e qymyrit në 2017, duke pësuar një rënie prej rreth 28% nga një vit më parë.