16 vjeçarja nga Siria, e shpërfytyruar si pasojë e shpërthimit të një bombe, nuk mund të mjekohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i është refuzuar viza amerikane.

Një refugjateje siriane 16 vjeçare e cila ka mbetur e shpërfytyruar gjatë një bombardimi, i është mohuar viza amerikane për një trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “Ndalimit të Udhëtimeve” të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Pas arratisjes në Turqi, ku mori mjekimin e parë, 16 vjeçarja u vendos me familjen e saj në Gjermani, por mjekët gjermanë e këshilluan të shkojë tek mjekë të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja është raportuar nga britanikja “The Guardian”.

Vajza u është nënshtruar 13 operacioneve për të mjekuar traumën e shkaktuar nga djegie të shkallës së tretë në fytyrë, kraharor dhe krahë.

Spitali pediatrik në Boston i kishte vendosur një rakim në nëntor të vitit 2018 dhe një agjenci vullnetarësh nga Massachusetts kishte siguruar një vendbanim të përkohshëm për të dhe babanë e saj.

Por qeveria amerikane i refuzoi vizën në 20 dhjetor me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se vajza do të rikthehej sërish në Gjermani.

“Ndalimi i Udhëtimeve” ndalon hyrjen në Territorin amerikan të qytetarëve nga vende me mazhorancë myslimane mes të të cilëve dhe Siria.

Loading...