Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zagreb të Kroacisë ku po merr pjesë në Samitin e Kryeministrave të Europës Qëndrore.

Ndërkaq, shefi i qeverisë ka shpërndarë një video nga takimi me presidenten kroate Kitaroviç të cilën ia ka prezantuar edhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore – E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO”, shkruante dje Rama.

Kitaroviç fitoi simpatinë e të gjithë shqiptarëve veçanërisht në Euro 2018 kur nuk iu nda përfaqësueses kroate në stadium dhe nuk u ruajt aspak nga shiu që binte me furi ditën e finales së madhe.

Loading...