Mbrojtësi do të mbetet jashtë deri në fund të vitit 2018 pas fitores dramatike të Reds 3-1 kundër Burnleyt

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez do të përballet më gjashtë javë jashtë fushave pasi që ka pësuar frakturë në këmbë kundër Burnleyt, ka konfirmuar klubi.

Gomez u detyrua të largohet pas 23 minutave lojë pas një përplasje me Ben Mee në pjesën e parë të ndeshjes.

Këto janë ndeshjet që Gomez do të mungojë

Me një kohë prej gjashtë javë, do të thotë që Gomez do të mbetet jashtë për 2018-një gjë që do të shkaktoi vështirësi për Kloppin pasi që ka një periudhë shumë të zërë festive me ndeshje në Premier Ligë dhe gara të tjera që shkojnë deri në mes të janarit.

Gomez sigurisht që do të mungojë në ndeshjet e Premier Ligës kundër Bournemouthit që mbahet këtë vikend, po ashtu në derbin veriperëndimorë kundër Manchester United që mbahet të dielën e javës tjetër në Anfield.

Në mes të këtyre ndeshjeve është edhe ndeshje në mesjavë kundër Napolit, në të cilën Liverpool shpreson të fitojë dhe të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Në këtë ndeshje kërkohet vetëm fitore.

Gomez do të humb edhe ndeshjet me Wolverhampton (21 dhjetor), West Ham (26 dhjetor), pastaj me Arsenalin (29 dhjetor) që është e fundit për këtë vit për Liverpool.

Gjërat nuk janë të lehta as në fillim të 2019’ës, pasi që Manchester udhëton tek kampionët në fuqi, Manchester City më 3 janar, pastaj ka ndeshjen për FA Cup kundër Wolves, dy ditë më pas.

Nëse Gomez rikuperohet sipas rezultatit, atëherë gjasat e tij janë që sai të luaj më 12 janar kundër Brighton ose në Anfield një javë më vonë kundër Crystal Palace.

E nëse jo data e fundit kur ai mund të luaj për Liverpoolin do të jetë data 30 janar kundër Leicester City, që do të thotë se do të jetë jashtë për gati dy muaj.

 

Loading...