Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias ka folur sot për politikat e kryeministrit Zoran Zaev. “Zaevit do t’ja tërhiqja veshin në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian dhe nga Nimici. Nimic u aktivizua dhe mirë bëri dhe e përkujtoi se shkel dy pika nga Marrëveshja e përkohshme dhe nga Marrëveshja e Prespës”, tha Kocias, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të bënte nëse ishte ende ministër, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina. Ai shtoi se dy punë janë të rëndësishme në Marrëveshjen nga Prespa dhe e lexoi nenin nga marrëveshja se asnjë nga vendet nuk do të përzihet në punët e brendshme të palës tjetër.

Loading...