Sukses pas suksesi, Dua Lipa ka arritur të cilësohet si ylli i ‘pop’-it për momentin.

Gjatë muajve të fundit ajo ka fituar një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme të muzikës si “MTV EMA’s”, “Variety”, “Bambi Awards” e shumë të tjera.

Por çfarë pune bëntë  Dua para se të bëhej e famshme?

Në një intervistë në maj të këtij viti  ajo është shprehur se teksa ishte e vetme në Londër ndërkohë që familja i jetonte në Prishtinë, ajo po vazhdonte punën në një restorant si shërbyese.

“E lash punën në të cilën punoja në Soho. Isha nikoqire mysafirësh në një restorant. Pasi e nënshkrova marrëveshjen e parë, isha e lumtur sepse s’kisha nevojë të kthehesha më në atë vend”, ka thënë Dua.

Loading...