Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, Fehmi Stafa, sot priti në takim kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Në takim të pranishëm ishin edhe Avokatët e Shtetit të të gjitha rajoneve të Republikës së Maqedonisë.

Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, Fehmi Stafa, shprehu mirënjohjen e tij për faktin që kjo ishte hera e parë që një Kryeministër po realizon vizitë në këtë institucion, që nga pavarësimi i vendit. Ai gjithashtu falënderoi Qeverinë për miratimin e kërkesave paraprake për zmadhimin e kapaciteteve kadrovike të këtij institucioni.

Nga ana tjetër, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  Zoran Zaev, vlerësoi punën e Avokatit të Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai shprehu gatishmërinë që të ndihmojë Avokatin e Shtetit me të gjitha mundësitë ligjore, në mënyrë që të kryejë funksionin e tij në mënyrë sa më të mirë të mundshme.

Në takim gjithashtu u diskutua mbi kërkesat e natyrave të ndryshme të Avokatëve Shtetërorë. Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Loading...