Mbrëmjen e sotme një magazinë me pjesë këmbimi automjetesh është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Thumanë, ndërsa paraprakisht policia thotë se ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 04.11.2018, në Thumanë, në magazinat e pjesëve të këmbimit, të mjeteve të përdorura në pronësi të shtetasit A.K, ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policise se Krujës.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.