Kim Jong Jang ka arritur të mundë rusin Alexander Prokopchuk për postin e presidentit të Interpolit. Kandidatura e rusit u refuzua kryesisht nga Amerika dhe shtete të tjera vende, për shkak të frikës se nëse zgjidhet një shef rus, Rusia mund të ndërhyjë edhe në agjencinë e zbatimit të ligjit.

Kështu, Rusia merr goditje të ashpër nga vendet perëndimore, por kishte edhe një kandidat problematik, që ka dhënë urdhëra për arrestime të personave në Rusi, që kanë qenë thjesht kundërshtarë politikë të Kremlinit. Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të trupës ndërkombëtare të policisë në një takim të kongresit vjetor në Dubai.

Ai zëvendëson Meng Honguei, i cili u zhduk gjatë muajit shtator në Kinë. Pekini më vonë tha se Meng dha dorëheqje pasi kishte akuza të rënda mbi të.