Zbardhen disa detaje të reja për vrasjen e një shqiptari sonte rreth orës 18.00 (me orën lokale), nga policia greke në fshatin Vissani Pogoni të Janinës, pranë kufirit mes dy vendeve.

Nga mediat greke mësohet se, efektivët e policisë së Janinës, teksa kontrollonin një grup shqiptarësh janë qëlluar nga ata me armë zjarri. Policia është kundërpërgjigjur dhe një shqiptar ka mbetur i vdekur. Raportohet gjithashtu se një efektiv policie është plagosur lehtë në dorë. Shqiptaret kishin drogë me vete, shtuan të njëjtat burime.

Në vendngjarje raportohet se janë gjetur rreth 100 kg kanabis dhe dy kallashnikovë. Anëtaret e tjetër të grupit, që dyshohet se ishin 4 janë në arrati.

“Jemi ne ndjekje te 4 shqiptareve”, citohen burime të policisë helene nga mediat greke.

Policia ka rrethuar fshatin e Pogonit në Janinë në përpjekje për të arrestuar anëtarët e tjerë të grupit, që u arratisën.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.